AKTUALITET /

E rëndë në Dimal, muri zë poshtë 51 vjeçarin që po punonte për ta shembur

51 vjeçari po tentonte të shembte një mur të një ndërtese të vjetër pranë banesës së tij.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Dimal, muri zë poshtë 51 vjeçarin

Berat- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Kutalli të Dimalit ku një 51 vjeçar me inicialet A.H ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të pësuar teksa punonte në banesën e tij.

Mësohet se viktima po përpiqej të shembte një ndërtesë të vjetër pranë banesës kur muri i saj u rrëzua dhe e ka zënë sipër duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Fatkeqësisht 51 vjeçari nuk arriti të mbijetonte dhe u dërgua i pajetë në spitalin rajonal.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

Poll