AKTUALITET /

E rëndë në Greqi/ 2-vjeçarja shqiptare rrëzohet në shatërvan, arrestohen prindërit për neglizhencë! Gjendja e vajzës mbetet kritike

Një vajzë 2-vjeçare ra aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou” në Kallithea, Greqi. Mjekët luftuan për të rikthyer jetën e saj, ndërsa prindërit, të cilët kishin rënë në neglizhencë, u arrestuan dhe pritet të dalin para prokurorit. Gjendja e vajzës mbetet kritik

Shkruar nga Versus

E rëndë në Greqi/ 2-vjeçarja shqiptare rrëzohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kallitheas, Greqi, ku një vajzë 2-vjeçare ra aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou”.

Sipas mediave vendase, fëmija ndodhej në shesh bashkë me prindërit e saj, shtetas shqiptarë. Në një moment, ajo i shpëtoi vëmendjes së tyre dhe u gjet brenda shatërvanit. Prindërit, që ishin ulur në një kafene pranë sheshit, nuk e vunë re mungesën e vajzës deri sa një grup njerëzish tërhoqi vëmendjen drejt shatërvanit. Babai i vajzës e gjeti atë të shtrirë me fytyrë poshtë në ujë.

Mjekët luftuan për rreth 40 minuta për të rikthyer në jetë të miturën. Përpjekjet rezultuan të suksesshme, por autoritetet bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike.

Ndërkohë, prindërit e vajzës — babai 26-vjeçar dhe nëna 23-vjeçare — janë arrestuar dhe mbahen në Departamentin e Hetimit Penal në Kallithea, nën akuzën e neglizhencës ndaj një të mituri. Ata pritet të dalin sot para prokurorit.

Gjithashtu, prindërit kishin deklaruar gabimisht se vajza ishte 5-vjeçare, ndërsa mjekët konfirmuan se ajo ishte 2 vjeç.

Poll