AKTUALITET /

E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari kryen marr*dhënie me dhunë me të miturën, të përfshirë edhe persona të tjerë

Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari kryen
Foto ilustruese

Një 16-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia nën akuzën e përdhunimit.

Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 15 vjeçare, po nga qyteti i Korçës.

Burimet kanë bërë me dije se e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të.

Për lidhjen ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë.

Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Mësohet se 15 vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologët.

Poll