
Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut në Moravë. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte raportuar i zhdukur prej rreth 6 muajsh.
Personi është identifikuar si një endacak dhe, nga këqyrja e parë e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi është transportuar në morgun e Spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar kohën e saktë të vdekjes dhe shkaqet e saj.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet dhe procedurat për zbardhjen e plotë të rastit./Versus.al

