AKTUALITET /

E rëndë në Sarandë, vajza 15 vjeçare h*dhet nga kati i 4! Shkak b*llizmi nga bashkëmoshatarët

E mitura u dërgua drejt spitalit të Traumës ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Sarandë, vajza 15 vjeçare h*dhet nga kati

Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një vajzë e miur 15 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës.

E mitura fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo u pengua nga tenda e katit më poshtë dhe për fat të mirë nuk ra tokë, duke shmangur kështu një tragjedi.

Shkak për këtë akt të rëndë të 15 vjeçares është bërë bullizimi që ajo ka marrë nga shokët dhe shoqet e saj. Policia po heton rastin për të zbardhur më shumë detaje dhe për të identifikuar përgjegjësit për gjendjen e rënduar të të miturës. Versus.al

Poll