Tiranë- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kinostudios ku një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë si pasojë e rrëzimit nga lartësia e pallatit ku po punonte.
Në njoftim, policia bën me dije se 66 vjeçari Rrahman Mija ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa përmendur firmën e ndërtimit për të cilën punonte.
Ndërsa mësohet se po kryhen hetimet për të zbardhur përgjegjësit për mungesën e sigurisë në punë që i mori jetën të moshuarit. Versus.al







