AKTUALITET /

E rëndë në Tiranë/ Përndiqej nga dy djem, e mitura dëmton veten dhe policen gjatë dëshmisë!

Policia e Tiranës njofton se dy shtetas, njëri prej të cilëve i identifikuar me iniciale J.Ll., dyshohet se kanë përndjekur adoleshenten.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Tiranë/ Përndiqej nga dy djem, e mitura
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 16-vjeçare ka plagosur me thikë një punonjëse policie, si dhe veten e saj.

Policia e Tiranës njofton se dy shtetas, njëri prej të cilëve i identifikuar me iniciale J.Ll., dyshohet se kanë përndjekur adoleshenten. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, e mitura ka përdorur një mjet prerës për të dëmtuar veten dhe gjatë momentit të dëshmisë ka goditur punonjësen e Policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shtetasi J.Ll. është vënë në pranga, ndërsa identiteti i personit tjetër që dyshohet se përndiqte të renë po zbardhet nga autoritetet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Versus.al

 

Poll