
Pamje të rënda vijnë nga Shkodra mëngjesin e kësaj të diele, kur fatkeqësisht një tjetër grua e ka parë lumin Buna si skenën e një akti vetevrasje.
Por fatmirësisht, ky akt dëshpërimi duket se u ndalua nga punonjësit e Policisë, të cilët, duke rrezikuar jetën e tyre, shpëtuan një grua që kishte tentuar të vetëvritej në ujërat e lumit Buna.
Rreth orës 09:30, Salla Operative e Policisë Shkodër mori njoftimin se një shtetase ishte hedhur në lumin Buna. Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme u drejtuan në vendngjarje dhe u futën në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e V. T., 59 vjeçe, nga rrjedha e lumit. Gruaja u gjet në gjendje të rëndë, por me shenja jete, dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore në vendngjarje.
Pas shpëtimit, V. T. u transportua me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr asistencën e nevojshme mjekësore.

