AKTUALITET /

E trishtë, shuhet në spitalin e Gjermanisë Artan Lame!

Ka ndërruar jetë në Gjermani Artan Lame pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Pak çaste më parë ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Shkruar nga Versus

E trishtë, shuhet në spitalin e Gjermanisë Artan Lame!

Është shuar në moshën 58-vjeçare Artan Lame. Ish kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë në Gjermani, pas një ndërhyrjeje të ndërlikuar në zemër. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe shpresës së familjarëve, Lame ndërroi jetë pak çaste pasi kishte dalë nga gjendja e komës.

Figura e Artan Lames është e lidhur ngushtë me jetën publike shqiptare. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në shtet, si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Legalizimeve dhe Kadastrës, ku la gjurmë me qasjen e tij institucionale dhe përkushtimin profesional.

Por Lame nuk ishte vetëm një funksionar i përkushtuar — ai ishte një pasionant i vërtetë i historisë. I njohur si një ndër koleksionistët më të mirë në Shqipëri, ai ishte një enciklopedi më vete e trashëgimisë shqiptare, një zë i veçantë që e trajtonte historinë me dashuri, respekt dhe finesë. Versus.al

Tags:

artan lame

Poll