AKTUALITET /

'Egli më ngacmon', detaje nga vrasja te ish-parku i autobusëve! Zbardhet dëshmia e gruas së autorit!

31-vjeçari Egli Pashollari u vra me thikë në Tiranë, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur pas ngacmimeve ndaj gruas së autorit Gazment Buçpapaj. Autori është arratisur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa gruaja dhe prindërit e tij janë marrë në pyetje.

Shkruar nga Versus
'Egli më ngacmon', detaje nga vrasja te ish-parku i
Pamje nga vendi i ngjarjes / Viktima Egli Pashollari

Një 31-vjeçar u vra me thikë pasditen e së premtes në zonën e ish-parkut në Tiranë, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur pas ngacmimeve ndaj gruas së autorit, Gazment Buçpapaj, nga Egli Pashollari.

Sipas burimeve të policisë, bashkëshortja e Buçpapaj, e cila punon si shitëse në një market afër vendit të ngjarjes, i kishte treguar burrit për ngacmimet e viktimës.

Rreth orës 15:40, Gazment Buçpapaj së bashku me gruan dhe një person tjetër u përfshinë në konflikt me 31-vjeçarin, duke e goditur atë me thikë për vdekje.

Pas ngjarjes, autorët u larguan me makinën e Buçpapaj, e braktisën atë dhe më pas morën një taksi drejt banesës së tyre në zonën e Sharrës. Pas mbërritjes, Buçpapaj është arratisur dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia.

Gruaja e autorit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se viktima e ngacmonte shpesh. Po ashtu, prindërit e Buçpapaj kanë konfirmuar të njëjtin version. Ajo nuk është arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

/Versus.al

Poll