AKTUALITET /

“Ej o goca mos bëj video”, shtyhet gjyqi për motrat Berisha që dhunuan blogeren! Prokuroria kërkon burg

Shkruar nga Versus
“Ej o goca mos bëj video”, shtyhet gjyqi për motrat
Fotomontazh: Antonela dhe Mariela Berisha, blogerja Klea Prenga dhe momenti i filmimit të tyre në gjykatë

Seanca në gjykatën e Tiranës për motrat Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për në datën 20 maj. Shkak për këtë shtyrje është bërë ndryshimi i avokatit të dy motrave i cili kërkoi kohë të njihet me aktet hetimore.

Tashmë do të përfaqësohen nga avokati Luan Hasneziri. Në mars të këtij viti, prokuroria e Tiranës dha pretencën për dy motrat që dhunuan brutalisht 26 vjeçaren Klea Prenga në një lokal të kryeqytetit gjatë muajit korrik të vitit të kaluar. Në një moment, të siguruar nga mediat, motrat Berisha shfaqen në pritje të seancës teksa i kërkojnë personit që po i filmonte që të mos u bënte video. 

Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishën e cila ndodhet në arrest shtëpie, por në rast dënimi, ajo përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i zbret në 2 vite burg.

Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”. Sherri dyshohet se nisi për shkak të xhelozisë së Mariela Berishës pasi Prenga kishte një lidhje me ish-bashkëshortin e saj, biznesmenin Mir Pepa. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: