AKTUALITET /

Ekzekutoi biznesmenin në mes të Elbasanit, del sot para gjykatës autori Nevzat Spaho

Dje u lanë në burg dy prej të arrestuarve të tjerë për ngjarjen, ish-ortaku Xhino Ago dhe roja i karburantit, Kujtim Pisha.

Shkruar nga Versus
Ekzekutoi biznesmenin në mes të Elbasanit, del sot para gjykatës
Autori Nevzat Spaho dhe viktima, Edmond Mëhalla

Në orën 10:30 të ditës së sotme në Elbasan do të mbahet seanca gjyqësore për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, të riut që akuzohet si ekzekutor i biznesmenit Edmond Hyka alias Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit.

Mësohet se për seancën që do të mbahet me dyer të mbyllura janë marrë masa të rrepta sigurie.

Ditën e djeshme u la në burg Xhino Ago, ish-oraku i biznesmenit të vrarë nën akuzë për bashkëpunim me autorët që kanë qenë në total 3 persona si dhe Kujtim Pisha, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja, pasi nuk dha detaje duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Në kërkim për ekzekutimin e 43 vjeçarit janë edhe Marsel Arani e Armando Kola. Versus.al

Poll