AKTUALITET /

Çelja e legjislaturës së re të Kuvendit, mungojnë përfaqësuesit e SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme

Deri tani nuk ka pasur njoftime që ata të jenë jashtë vendit për detyrë apo ndonjë arsye tjetër që t’i pengonte të merrnin pjesë në seancë.

Shkruar nga Versus

Çelja e legjislaturës së re të Kuvendit, mungojnë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, prokurori Altin Dumani dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurori Olsian Çela nuk kanë marrë pjesë në punimet hapëse të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.

Një foto e shkrepur nga gazetari Isa Myzyraj  shihet që dy krerët më të lartë të akuzës shqiptare nuk janë të pranishëm në seancë.

Deri tani nuk ka pasur njoftime që ata të jenë jashtë vendit për detyrë apo ndonjë arsye tjetër që t’i pengonte të merrnin pjesë në seancë.

Seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë u drejtuar nga  deputeti i Partisë Socialiste, Vasil Llajo, pasi dy deputetët më të vjetër se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të Partisë Demokratike, refuzuan.

 

 

Poll