AKTUALITET /

Emigrantët kthehen pranë familjeve për fundvit, fluks mbërritjesh në portin e Vlorës

Shkruar nga Versus
Emigrantët kthehen pranë familjeve për fundvit, fluks
Foto nga porti i Vlorës

Ashtu siç ndodh gjithmonë, edhe këtë fundvit emigrantët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës janë rikthyer në atdhe për të festuar me të dashurit e tyre.

Në portin e Vlorës ka patur një rritje të ndjeshme të fluksit të emigrantëve të mbërritur. Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në port kanë mbërritur 446 pasagjerë.

Ndërsa janë regjistruar edhe 109 automjete si dhe disa kamionë e autobusë duke treguar një rritje të lëvizjeve detare për festat e fundvitit. Versus.al

Poll