AKTUALITET /

EMRAT/ Aksident i rëndë rrugor në aksin Lezhë-Milot, humbin jetën 2 persona

Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Aksident i rëndë rrugor në aksin Lezhë-Milot, humbin
Foto ilustruese

Rreth orës 01:30 të kësaj të shtune, dy automjete u përplasën në aksin rrugor Lezhë–Milot, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit Ramazan Harapi dhe pasagjerit Agim Harapi, të cilët ndodheshin në një nga makinat.

Sipas policisë, shkaku kryesor i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit tjetër, të drejtuar nga Ardit Gjeçi, 33 vjeç, i cili rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Shoferi u arrestua në flagrancë nga policia, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Versus.al

Poll