AKTUALITET /

EMRAT/ Gara për hetues financiar në SPAK, kandidati për kryeprokuror të posaçëm tërhiqet nga drejtimi i komisionit

Mes kandidatëve për hetues financiar është edhe Ditmir Hodaj, djali i anëtarit të KLP-së, Zeqir Hodaj i cili nuk mori pjesë në miratimin e kandidaturave për kreun e SPAK për të shmangur çdo aludim mbi ndonjë konflikt të mundshëm interesi.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Gara për hetues financiar në SPAK, kandidati për
Këtë të enjte në orën 10:00, nis faza e tretë e vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurimit për hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme. Çështja hapi debate mbi angazhimin e prokurorit të posaçëm Klodian Braho si pjesë e komisionit, pasi njëherësh kandidon për drejtues të SPAK. Nga ana tjetër kandidat per hetues financiar është edhe Ditmir Hodaj, djali i anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda i cili është pjesë e 11 anetareve që voton për kandidatët për drejtues të SPAK. Ky i fundit tha në mbledhjen e kaluar të KLP-së se nuk sheh ndonjë konflikt interesi gjatë seancës për miratimin e emrave të 4 kandidatëve për drejtues të SPAK, por megjithëkëtë, ai nuk mori pjesë në votim, derisa të sqarohet çeshtja.

Në këtë situatë, kalimi i emrave të kandidatëve u bë me 10 vota, pra pa votën e Zeqir Hodës.

Burime konfirmuan se Klodian Braho është tërhequr nga ky komision që më daten 6 tetor, ditën që ka bërë edhe aplikimin dhe dorëzuar platformën për garën e vendit vakant të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë vlerësimi i kandidatëve për hetues financiar do të bëhet nga prokurorët Sotir Kllapi, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, ky i fundit zëvendësoi Brahon pas dorëheqjes.

Në fazën e tretë të konkurrimit jane kualifikuar 10 kandidatë ne gare per 4 pozicione, te ciket ne dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë. Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet këtë të enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e SPAK, dhe garuesit do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intevistës. Kandidatët njoftoi SPAK, që në dy fazat e para të konkurrimit nuk kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet

Kandidatet per hetues financiar

Enea Arben Sharr
Ermal Niazi Milori
Argjend Shefki Tota
Kreshnik Thimi Gjeçka
Gentian Nikollë Ndoi
Ditmir Zeqir Hoda
Ilir Bexhet Deda
Fotion Përparim Malaj
Klodian Nikolet Vasia
Lutfi Haxhi Minxhozi. Versus.al

Poll