AKTUALITET /

EMRAT/ Lejuan një kamion me drogë të kalonte kufirin te 'Hani i Hotit', në pranga 3 policë dhe 1 doganier

Episodi ndodhi në vitin 2023 në pikën kufitare “Hani i Hotit”, ndërsa kamioni me drogë u kap pas kontrollit në pikën e kalimit kufitar në “Bozaj”, Mali i Zi.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Lejuan një kamion me drogë të kalonte kufirin te

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka urdhëruar ndalimin e tre efektivëve të policisë dhe një doganieri pasi akuzohen se kanë lejuar në “shpërdorim të detyrës” kalimin e një kamioni me 442 kanabis drejt Malit të Zi.

Në pranga kanë rënë Lekë Çekrezi, Fatjon Hamzi, Tonin Melaj dhe doganieri Selami Ethemi.

Episodi ndodhi në vitin 2023 në pikën kufitare “Hani i Hotit”, ndërsa kamioni me drogë u kap pas kontrollit në pikën e kalimit kufitar në “Bozaj”, Mali i Zi.

Njoftimi i AMP:

Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.

F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

 S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.

Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Poll