AKTUALITET /

EMRAT/ Mashtronin europianët përmes Call Center-ave, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 8 të pandehurit

SPAK ka dërguar për gjykim 8 persona të akuzuar për një skemë Call Center mashtrimi ndaj shtetasve gjermanë, e zbuluar pas hetimeve ndërkombëtare dhe operacioneve në Tirana.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Mashtronin europianët përmes Call Center-ave, SPAK mbyll

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 8 persona të akuzuar për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve gjermanë, të dyshuar si pjesë e një skeme të organizuar Call Center-i.

Sipas njoftimit zyrtar, prokuroria ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 42 të vitit 2024, ku të pandehurit akuzohen për “mashtrim kompjuterik” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Mes të akuzuarve janë disa shtetas, përfshirë Emiljano Sejdillari, Sokol Krasniqi, Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi, Lisjane Çulani, Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi.

Hetimet kanë nisur pas një kërkese për ndihmë juridike nga Prokuroria e Përgjithshme në Karlsruhe të Gjermanisë, pas një rasti mashtrimi ndaj një shtetaseje nga Freiburg, të cilës i ishte kërkuar një shumë prej 120 mijë eurosh.

Sipas dosjes, autorët dyshohet se përdornin teknologji si “caller ID spoofing”, “VoIP” dhe “VPN” për të fshehur identitetin dhe për të realizuar telefonata mashtruese. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu një qendër thirrjesh në rrugën “Hamdi Sina” në Tirana.

SPAK thekson se dëmi i dokumentuar për 14 viktima në Gjermani arrin rreth 363 mijë euro, ndërsa qindra tentativa të tjera janë parandaluar nga autoritetet gjermane. Një prej të hetuarve është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, ndërsa disa të tjerë janë lënë me masa sigurie “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”./Versus.al

Poll