AKTUALITET /

EMRAT/ Ndërtimet pa leje në Sarandë, ndryshon masa e sigurisë për 2 policët , në burg mbetet vetëm biznesmeni. 5 zyrtarë dhe 3 pronarë në kërkim

Caktohet masa "arrest në shtëpi" për dy efektivët e Komisariatit të Sarandës, Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka, të arrestuar tre ditë më parë, ndërsa për pronarin e Hotel “Oasis”, Alqi Papa, u la në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Ndërtimet pa leje në Sarandë, ndryshon masa e

Ndryshojnë masat e sigurisë për personat që u arrestuan gjatë operacionit policor në Sarandë disa ditë më parë për ndëshkimin e paligjshmërisë me ndërtimet pa leje në bregdet.

Kështu, Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masat e sigurisë për dy efektivët e Komisariatit të Sarandës, Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka, të arrestuar tre ditë më parë pas urdhër-ndalimeve të lëshuara nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për favorizim të ndërtimeve pa leje.

Për dy ish-specialistët e zonave në Komisariatin e Sarandës, gjyqtari Shkëlzen Licaj ndryshoi masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Për ish-shefin e krimeve të Komisariatit të Sarandës, Blerim Tafçiu, u la në fuqi masa “arrest në shtëpi”, ndërkohë që edhe për pronarin e Hotel “Oasis”, Alqi Papa, u la në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg”.

Ky i fundit akuzohet se ka ndërtuar një kat pa leje në hotelin e tij në rrugën “Butrinti”.

Ndërkohë mbeten në kërkim 4 ish-zyrtarë të IMT Sarandë, 1 ish-oficer policie dhe 3 pronarë objektesh të dyshuar për “ndërtim të paligjshëm”. Versus.al

Poll