Altin Gusho largohet nga drejtimi të komisariatit të Kolonjës për të bërë të njëjtën detyrë nga dita e sotme në komisariatin e Devollit.
Shefi i këtij komisariati Edvin Peçi kalon në një detyrë tjetër në veri të vendit.
Eduard Liço është shefi i ri i komisariatit të Kolonjës, aty ku mësohet se ka patur lëvizje të tjera brenda këtij komisariati.
Arjan Boçi deri tani ka qenë i komanduar si shef komisariati ndërsa ditën e sotme është zyrtarizuar si numri një i komisariatit të Maliqit.
Mbeten në detyrë shefi i komisariatit të Korçës, Genti Diko si dhe Elton Halili në Pogradec.
Fatbardha Menalla, Zmeralda Mehilli dhe Suela Kullolli me gradën komisare janë emëruar si shefe seksioni pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë.







