AKTUALITET /

EMRAT/ Plagosja me armë e 28-vjeçarit në Hamallaj të Durrësit, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e plagosjes me armë të 28-vjeçarit Liridon Rata, e cila ndodhi një ditë më parë në Hamallaj pas një konflikti për parkimin e një automjeti. Në pranga janë vënë Alfons Lekgegaj, 37 vjeç, dhe Armen Sabliqi, 18 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur Altin Lekgegaj, 44 vjeç, dhe Serxho Lekgegaj, 21 vjeç.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Plagosja me armë e 28-vjeçarit në Hamallaj të

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e plagosjes me armë të 28-vjeçarit Liridon Rata, e cila ndodhi një ditë më parë në Hamallaj pas një konflikti për parkimin e një automjeti. Në pranga janë vënë Alfons Lekgegaj, 37 vjeç, dhe Armen Sabliqi, 18 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur Altin Lekgegaj, 44 vjeç, dhe Serxho Lekgegaj, 21 vjeç.

Sipas policisë, Alfons Lekgegaj, bashkë me vëllain Altin dhe nipin Serxho, fillimisht u përfshinë në një përplasje me sende të forta dhe më pas tentuan të qëllonin me armë zjarri 28-vjeçarin. Armën e përdorur e kishin pa leje. Liridon Rata ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Hamallaj, pranë zonës së bregdetit, dhe konflikti kishte nisur për shkak të parkimit të automjetit të Alfons Lekgegajt para zonës së plazhit. Policia ka ushtruar kontrolle edhe në lokalin e Armen Sabliqit, ku janë sekuestruar dy thika që ai mbante pa leje.

Ndaj 37-vjeçarit Alfons Lekgegaj rëndon akuza e tentativës për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Armen Sabliqi akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa ndaj dy të tjerëve në kërkim rëndon akuza e tentativës së vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe dhe të armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti.
Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Sekuestrohen dy armë të ftohta (thika) dhe prova shkencore që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Hamallaj, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. L., 37 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

A. S., 18 vjeç, banues në Borakë, Shijak, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

A. L., 44 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

S. L., 21 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në fshatin Hamallë Sektor, Njësia Sukth, Durrës, në zonën e bregut të detit Adriatik, shtetasi A. L., 37 vjeç, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. L., 44 vjeç, si dhe nipin e tij S. L., pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin L. R., që lidhej me parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të A. L., 37 vjeç, konflikt i cili fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri që e mbante pa leje, ka tentuar të vrasë shtetasin L. R., 28 vjeç, banues në Kolesjan, Kukës.

Nga të shtënat, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën sende të forta si bishta druri të përdorur në konflikt.
Në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit të arrestuar A. S., u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale dy thika, të cilat ai i mbante pa leje.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e të dyshuarve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës./Versus.al

Poll