AKTUALITET /

EMRAT/ Publikohen për herë të parë 3 liderët e organizimit të protestave qytetare, aktivisti: Na njeh dhe policia

Sipas deklaratës së aktivistit Alben Kola, nismëtarët e protestës janë Luçiana Kokaj, Alben Kola dhe Arlinda Lleshi

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Publikohen për herë të parë 3 liderët e

Në ditën e 16-të të protestës së njohur nga qytetarët si “Revolucioni i Flamingove”, janë bërë publike për herë të parë emrat e tre nismëtarëve të kësaj lëvizjeje qytetare.

Sipas deklaratës së aktivistit Alben Kola, nismëtarët e protestës janë Luçiana Kokaj, Alben Kola dhe Arlinda Lleshi.

Protesta, e cila që në fillim është paraqitur si një lëvizje pa struktura politike dhe pa drejtim të deklaruar, tashmë ka nxjerrë publikisht figurat që konsiderohen si organizatorë të saj, ndonëse vetë ata theksojnë se lëvizja mbetet qytetare dhe e hapur.

Sipas Kolës, marshimi është organizuar nga të rinjtë dhe qytetarët pjesëmarrës, ndërsa qëllimi është ruajtja e qetësisë dhe shmangia e incidenteve gjatë zhvillimit të protestës.

Ai ka bërë gjithashtu të ditur se nga kjo fazë e protestës nuk do të ketë më marshime jashtë perimetrit të Unaza e Tiranës, duke apeluar për unitet dhe disiplinë në vijimin e protestave.

Organizatorët kanë kërkuar që lëvizja të vijojë në mënyrë paqësore, pas incidenteve të raportuara në protestat e mëparshme.Versus.al

 

Poll