MAGAZINË /

Dasmë në Ferma VIP, ndodh puthja mes Ilirit dhe Moza Ahmetit

Shkruar nga Versus

Dasmë në Ferma VIP, ndodh puthja mes Ilirit dhe Moza Ahmetit

Mbrëmjen e sotme pritet të mbahet finalja e Ferma VIP. Por para përfundimit të këtij edicioni, ka ndodhur një celebrim në fermën e famshme.

Dy kundërshtarët e vazhdueshëm, balerini Ilir Shaqiri dhe poetja Mimoza Ahmeti janë kurorëzuar në kuadër të lojës.

Gjatë betimeve për njëri-tjetrin, ata shkëmbyen puthje në buzë, duke e bërë momentin edhe më interesant.

Më pas balerini e ka mbajtur në krah dhe janë hedhur bashkë në pishinë, ku po ashtu nuk munguan as puthjet e përqafimet mes tyre.  Në finalen e sotme krahas tyre janë edhe: Elvis Pupa, Soni Malaj dhe DJ Bujaka. Versus.al

Poll