MAGAZINË /

Vapa pushton vendin! Rriten temperaturat, ja kur pritet kulmi i të nxehtit

Shkruar nga Versus

Vapa pushton vendin! Rriten temperaturat, ja kur pritet kulmi i të nxehtit

Temperaturat gjatë kësaj jave në Shqipëri do të pësojnë ndryshime të ndjeshme, pasi masat ajrore të nxehta do të dominojnë vendin, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sinoptikania Elida Maloçali, teksa foli për TCH ka bërë të ditur se kushtet e favorshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Sipas saj, fundjava dhe ditët në vijim do të karakterizohen nga mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Parashikimet tregojnë se të hënën dhe të martën temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 34-35°C në zonat e ulëta të vendit.

Ndërkohë, era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7-14 m/s, duke favorizuar kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot të nxehtë e të kthjellët.

Poll