
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret, duke konfirmuar se do të bëhet nënë e një djali.
Lajmi është ndarë nga vetë artistja përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, kanë ndarë momentin e veçantë familjar.
Në pamjet e publikuara, djali i tyre i parë, Daskani Gjergji, shfaqet pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a Boy”, duke konfirmuar se familja do të zgjerohet me një tjetër djalë.
Pak javë më parë, Zeqiri kishte bërë të ditur gjatë një koncerti në Tiranë se ishte në pritje të fëmijës së dytë. Së shpejti, familja pritet të mirëpresë një tjetër anëtar, ndërsa Daskani do të bëhet vëllai i madh.

