
Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht me ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e zhvilluar në stadiumin legjendar të Mexico City-t, duke shënuar startin e kompeticionit më të madh të futbollit në botë.
Përballja rikthen në kujtesë edhe Botërorin 2010, kur të dyja kombëtaret u ndeshën në Johannesburg, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Kjo është hera e parë në historinë e Kupës së Botës që një ndeshje hapëse përsëritet mes të njëjtave skuadra pas një edicioni të mëparshëm.
Meksika, një nga vendet organizatore së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë, synon ta nisë turneun me fitore përpara tifozëve të saj, ndërsa Afrika e Jugut rikthehet në skenën botërore pas 16 vitesh mungesë.
Të dyja skuadrat synojnë një start pozitiv në një turne që pritet të jetë ndër më të ndjekurit në historinë e futbollit botëror.Versus.al

