POLITIKË /

“Je hipokrit, ke zgjedhur të mos paguash asnjë taksë në këtë vend”, ministri Malaj akuza ndaj Agron Shehajt në Kuvend

Ministri deklaroi se Shehaj ka refuzuar t’i japë administratës tatimore informacion mbi mënyrën e transferimit të fitimeve jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

“Je hipokrit, ke zgjedhur të mos paguash asnjë taksë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë interpelancës së sotme në Kuvend, ka akuzuar kryetarin e “Mundësia”, deputetin Agron Shehaj, për lidhje të bizneseve të tij me kompani brenda e jashtë vendit.

Malaj tha se Shehaj është “politikani më hipokrit në këtë sallë”, ndërsa kërkoi prej tij të shpjegojë publikisht lidhjet që ai, bashkëshortja dhe vëllai i tij kanë me kompanitë “Intercom Data Service” dhe “North Ëind shpk”, si dhe me një rrjet kompanish të regjistruara jashtë Shqipërisë.

Ministri deklaroi se Shehaj ka refuzuar t’i japë administratës tatimore informacion mbi mënyrën e transferimit të fitimeve jashtë vendit.

Sipas ministrit, deputeti ka preferuar të paguajë gjoba në vend të transparencës.

 Ai pretendoi se kreu i Partisë Mundësia është i lidhur me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë dhe e akuzoi për shmangie të detyrimeve fiskale.

“Dua t’u tregosh shqiptarëve se cila është lidhja jote, e bashkëshortes dhe e vëllait tënd me 17 kompani të hapura jashtë Shqipërisë. Kush është arsyeja që refuzoni të jepni informacion për mënyrën se si i transferoni fitimet jashtë këtij vendi?”, u shpreh Malaj.

Më tej, ministri e lidhi këtë çështje me debatet politike mbi financimin e shërbimeve publike, duke deklaruar se kritikat e Shehajt për mungesën e investimeve në shëndetësi, bujqësi dhe mbrojtje sociale bien ndesh me faktin që, sipas tij, ai nuk kontribuon me taksa në Shqipëri.

“Si bëhen këto investime në qoftë se ti nuk paguan asnjë taksë? Shqiptarët duhet të të njohin se ke zgjedhur të shfrytëzosh çdo resurs të këtij vendi dhe të mos paguash asgjë në këtë vend, sepse je duke përgatitur jetën tënde offshore”, deklaroi Malaj, duke shtuar se “shumë shpejt të gjitha zullumet e tua do të bëhen publike për gjithë publikun”.Versus.al

 

Poll