
Departamenti Amerikan i Shtetit (Departamenti Amerikan i Shtetit) ka reaguar për mediat shqiptare, lidhur me raportimet për statusin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke sqaruar se bëhet fjalë për një përjashtim të përkohshëm.
Sipas sqarimit, DASH ka lëshuar “waivers” për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura më herët, kur një përjashtim i tillë konsiderohet në interesin kombëtar të SHBA-së.
“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime (waivers) për disa përcaktime sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara.”, thuhet në përgjigjen e DASH dhënë mediave.Versus.al

