POLITIKË /

Meta reagon pas heqjes së non-gratës për Berishën: Ishte komplot për shkatërrimin e opozitës

Meta shkruan se non-grata ishte financuar nga kryeministri Edi Rama për të dëmtuar opozitën shqiptare.

Shkruar nga Versus

Meta reagon pas heqjes së non-gratës për Berishën: Ishte

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi nga qelia e burgut pas lajmit për heqjen e non-gratës së SHBA ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Duke risjellë në vëmendje një reagim të tij të bërë 5 vite më parë kur ishte president, Meta shkruan se bëhet fjalë për një komplot mafioz.

Duke përmendur ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal, Meta thotë se non-grata ishte financuar për të shkatërruar opozitën në Shqipëri.

“Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë”- shkruhet në faqen zyrtare të Metës. Versus.al

Poll