POLITIKË /

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite edhe interpelanca me Ramën

Deputetët mblidhen sot ndërkohë që në Shqipëri prej 12 ditësh protestohet nga qytetarët kundër klasës së vjetër politike.

Shkruar nga Versus

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite edhe

Në Kuvend mbahet sot seanca plenare e përjavshme ku pritet të ketë debate për shkak se në rend dite janë 6 interpelanca, 5 prej të cilave me ministrat dhe një prej tyre me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga kreu i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj.

Interpelanca me Ramën është shtyrë për disa herë, ndërsa nuk dihet nëse sot kreu i qeverisë do të jetë apo jo i pranishëm në sallën e Kuvendit. Shehaj dhe krerët e partive të reja politike, prej ditësh vijojnë të dalin në sheshin "Dëshmorët e Kombit" ku dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë për largimin e Ramës dhe klasës së vjetër politike. 

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Versus.al

Poll