POLITIKË /

“Besëlidhja e Tiranës”, protesta më madhështore ndër dekada! Dhjetëra mijëra shqiptarë kërkuan dorëheqjen e Ramës

Edhe mediat e huaja kanë transmetuar "drejtpërdrejt" protestën duke nënvizuar numrin e lartë të protestuesve të cilët vetëm shtohen nga dita në ditë.

Shkruar nga Versus
“Besëlidhja e Tiranës”, protesta më madhështore
Protesta e shqiptarëve kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Tiranë ajo që mund të konsiderohet si protesta me pjesëmarrjen më të lartë ndër dekada.

Dhjetëra mijëra qytetarë mbushën sheshin “Dëshmorët e Kombit” ku protestuan përballë godinës së qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Protesta e mbrëmshme u quajt “Besëlidhja e Tiranës” duke përkuar kështu me 148 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Për shkak të pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve, protesta u pasqyrua në mediat ndërkombëtare më të mëdha ku edhe të huaj shprehën vlerësim për angazhimin e shqiptarëve në mbrojtje të vendit.

Pasi protestuan për mbi 3 orë para kryeministrisë, qytetarët marshuan në Tiranë deri pak pas mesnate duke brohoritur nëpër rrugë kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama, kryedemokratit Sali Berisha dhe të gjithë politikanëve të klasës së vjetër politike. Versus.al

 

Poll