
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video të publikuar nga Versus.al, ku shihen pamje nga protesta e sotme e 11-të në sheshin para Kryeministrisë, të një tensioni mes disa të rinjve që mbanin flamurin e LGBTQI dhe protestuesve të tjerë.
Rama shkruan se “kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane.
“Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar
Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe
Turp për ngacmuesit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
View this post on Instagram

