POLITIKË /

"Të tërhiqem nga çfarë?", Rama intervistë për AP: Ishte vetë Kushner që kërkoi të investonte në Sazan

Shkruar nga Versus

"Të tërhiqem nga çfarë?", Rama intervistë

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për Associated Press lidhur me protestat që kanë kapluar vendin prej disa ditësh me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij.

Në intervistën për AP, ai i hodhi poshtë kundërshtimet mjedisore duke thënë se bëhet fjalë për dezinformim dhe tha se Shqipëria po kthehet në një vend ku investitorët e mëdhenj duan të vijnë.

I pyetur nëse mund të tërhiqet nga projekti, Rama iu përgjigj gazetares së huaj me refuzim, duke shtuar: "Të tërhiqem nga çfarë?".

Duke kujtuar takimin me Kushner, Rama tha se propozimi i ishte bërë nga vetë dhëndri i Trump gjatë një takimi biznesi në Davos të Zvicrës pasi ishin takuar më herët teksa biznesmeni kishte ndaluar në portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant.

“Vendi juaj është absolutisht mahnitës dhe ne do të donim të kërkonim një shans për të investuar”, kujtoi Rama t’i ketë thënë Kushner. Ndërsa më herët dhëndri i Trump ka deklaruar se propozimi për Sazanin i ishte bërë nga vetë Rama. 

Ashtu si në intervistat për mediat e tjera, Rama përsëriti pretendimin se ende nuk ka patur një vlerësim formal të ndikimit në mjedis nuk ka filluar sepse plani për zhvillimin nuk është finalizuar. Ai tha se arkitektët dhe specialistët ndërkombëtarë të mjedisit ende po e formësojnë propozimin. Versus.al

Poll