AKTUALITET /

Kokainë dhe diamante në portin e Durrësit, policia sekuestron sendet me vlerë dhe lëndët narkotike të fshehura në automjetet e ardhura nga Italia

Gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një tjetër automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet

Shkruar nga Versus

Kokainë dhe diamante në portin e Durrësit, policia sekuestron

Policia e Durrësit ka sekuestruar sot lëndë narkotike të llojit kokainë dhe 4 gurë të çmuar të dyshuar si diamantë gjatë kontrollit të udhëtarëve që kishin mbërritur me tragetin e linjës Ankona-Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një tjetër automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.

Këto sende u gjetën brenda një valixheje në të cilën ndodhej dhe aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Rastet iu referuan strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore.Versus.al

 

Poll