
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit anësorë të rrugës.
Një person është lënduar dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.Versus.al

