
Kryeministri Edi Rama, në një mesazh në rrjetet sociale, ka reaguar sërish për protestat që po mbahen prej 10 ditësh në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit.
Rama ka marrë si shembull Greqinë, ishullin grek të Mykonos, duke kritikuar kundërshtimet ndaj investitorëve të mëdhenj.
Rama thekson se vendet e rajonit dhe të Mesdheut po garojnë për të siguruar sa më shumë investime ndërkombëtare, ndërsa sipas tij, Shqipëria nuk mund të lejojë që debatet dhe protestat të kthehen në pengesë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

