
“Lëvizja qytetare” e cila është dhe organizatorja e protestave masive qytetare kundër qeverisë, ka njoftuar se ka dorëzuar në KQZ, një draft ligjor me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Sipas një prej përfaqësuesve të kësaj lëvizje, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një kod që i jep mundësitë dhe përparësitë qytetarëve.
“Kemi dorëzuar në KQZ një draft për ndryshime të kodit zgjedhor. Shqipëria e re fillon nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Këto zgjedhje në 35 vite janë bërë për partitë, jo për qytetarët. Kodi i ri, është kodi i qytetarëve, që shprehin interesat e tyre dhe jo të Edi Ramës. Veprimi qytetar, që përfaqëson interesat e tyre do të këmbëngulë që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me rregulla të reja loje ku përparësi të kenë qytetarët. Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin.”, tha ai.Versus.al


