
Multimilarderi dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka dhënë dëshminë e tij para Kongresit Amerikan për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein pas publikimit të email-eve të shkëmbyera mes tyre.
Ai i konsideroi takimet me Epstein si “gabim serioz në gjykim”, ndërsa mohoi të kishte dijeni mbi përfshirjen e Epstein në aktivitete kriminale siç u publikuan më vonë.
“Nuk kam parë kurrë dhe nuk kam pasur asnjë shenjë se Epstein ishte i përfshirë në aktivitete kriminale në vazhdim. Nuk kam qenë kurrë në ishullin e tij, në fermën apo në shtëpinë e tij në Florida. Nuk kam viktimizuar askënd”, thuhet në deklaratën e përgatitur që Gates dha gjatë dëshmisë me dyer të mbyllura.
Gates tha se ai ishte në dijeni të “disa problemeve të mëparshme ligjore” të Epsteinit, por nuk e kishte kuptuar plotësisht “shkallën e krimeve të tij”. Ai gjithashtu i tha komitetit se Epstein kishte marrë “informacione të ndjeshme për jetën e tij personale”, përfshirë tradhtinë bashkëshortore gjatë martesës me Melinda French Gates.
“Këto lidhje nuk kishin lidhje me bashkëpunimin tim me Epsteinin, por ishin të dhimbshme për familjen time. Siç mund të shihet tani nga dokumentet e publikuara, Epstein u përpoq ta përdorte këtë informacion për të më detyruar të bashkëpunoja përsëri, por nuk ia doli”, pohoi ai. Versus.al

