
Papa Leo XIV po mban Meshën Solemne në Bazilikën e Sagrada Família, në përvjetorin e njëqindtë të vdekjes së Antoni Gaudí-t.
Pasi të kremtojë Meshën brenda kishës së madhe, të mbushur me dritë, papa Leoni XIV do të dalë jashtë për të bekuar Kullën e Jezu Krishtit prej 172.5 metrash, të kurorëzuar me një kryq qeramik pesëkatësh të dukshëm në të gjithë kryeqytetin katalanas.
"Nuk mund të besojmë te Jezusi dhe të bëjmë luftë . Nuk mund të besojmë te Jezusi dhe të vrasim të pafajshmit. Nuk mund të besojmë te Jezusi dhe t'i braktisim ata që vuajnë, ata që qajnë, ata që ikin nga varfëria." tha Papa Leo gjatë fjalës së mbajtur në meshën solemne në Sagrada Familia në Barcelonë.
Në prani të Mbretit Filip, papa Leo XIV do të përurojë Kullën e Jezusit, të konceptuar nga Antoni Gaudí më shumë se njëqind vjet më parë dhe tani të përfunduar.
"Këtë mbrëmje," theksoi Papa, "kujtojmë se Kryqi i Krishtit, i vendosur në majë të kësaj bazilike, është kryqi i të fundit që bëhen të parët, i mëkatarëve që bëhen shenjtorë, i të vdekurve që do të ringjallen."
Me vendosjen e krahut të sipërm, përfundon pjesa e jashtme e kullës qendrore, më e larta e Tempullit. Ky element, i instaluar në Barcelonë më 20 shkurt 2026, do të bëhet pika më e lartë e bazilikës. Punimet e brendshme do të vazhdojnë deri në vitin 2028, në 100-vjetorin e vdekjes së Antoni Gaudí-t.
Me instalimin e krahut të sipërm të kryqit të kullës së Jezu Krishtit, që u përfundua në Barcelonë më 20 shkurt 2026, Sagrada Família kreu punimet e jashtme në kullën qendrore, më të lartën e Tempullit
. Puna, në brendësi të strukturës, do të vazhdojë gjatë gjithë viteve 2027 dhe 2028. Elementi, me përmasa 4.5 x 4.5 x 4.9 metra, tani bëhet pika më e lartë e bazilikës katalanase. Instalimi i tij plotëson ansamblin e gjashtë kullave qendrore të Sagrada Família.

