
Sali Berisha foli për mediat pasi doli nga Kuvendi ku edhe u bë me dije se i ishte hequr non-grata nga SHBA. Për gazetarët ai tha se nuk ka qenë kurrë non-grata, por vetem ka patur një sanksion për ndalim hyrjeje në SHBA.
"U ktheva. Sali Berisha s’ka qenë kurrë non grata. Nëse doni, po të them: Sali Berisha s’ka qenë kurrë non grata. Ka pasur një sanksion.
Kundërshtarët e kanë quajtur këtë non grata, por edhe unë nuk është se e kundërshtova. Kam patur komunikim zyrtar, jam njoftuar para një jave. Ka pasur një ndalim hyrjeje për ato arsye në SHBA. Sot unë them u ktheva. Mirupafshim!"- tha Berisha. Versus.al


