Live Updates /

Sali Berishës i hiqet “non-grata” nga SHBA! Kreu i PD: U ktheva! Pata komunikim zyrtar

*Pak përpara nisjes së seancës plenare të Kuvendit, në qarqet e demokratëve qarkulloi me shpejtësi lajmi se Sali Berishës i ishte hequr non-grata nga SHBA-të. Deputeti Tritan Shehu e ndau lajmin në rrjete sociale ku uroi Berishën për qëndresën e tij. *Më pas kreu i PD u shfaq në foltoren e Kuvendit ku u shpreh me tre fjalë “unë erdha, u krye”. Në deklaratën e dhënë për mediat jashtë oborrit të Kuvendit, Berisha tha se para një jave kishte patur komunikim zyrtar, por pretendoi se ndaj tij kishte patur ndalim vize dhe jo shpallje non-grata.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
3 ORE ME PARE

Berisha pranon heqjen e non-gratës: U njoftova para një jave, kam patur komunikim zyrtar

Sali Berishës i hiqet “non-grata” nga SHBA! Kreu i PD: U

Sali Berisha foli për mediat pasi doli nga Kuvendi ku edhe u bë me dije se i ishte hequr non-grata nga SHBA. Për gazetarët ai tha se nuk ka qenë kurrë non-grata, por vetem ka patur një sanksion për ndalim hyrjeje në SHBA. 

"U ktheva. Sali Berisha s’ka qenë kurrë non grata. Nëse doni, po të them: Sali Berisha s’ka qenë kurrë non grata. Ka pasur një sanksion.

Kundërshtarët e kanë quajtur këtë non grata, por edhe unë nuk është se e kundërshtova. Kam patur komunikim zyrtar, jam njoftuar para një jave. Ka pasur një ndalim hyrjeje për ato arsye në SHBA. Sot unë them u ktheva. Mirupafshim!"- tha Berisha. Versus.al

3 ORE ME PARE

Iu hoq non-grata nga SHBA? Berisha pritet me brohoritje në Kuvend, kreu i PD: Unë erdha, u krye

Sali Berishës i hiqet “non-grata” nga SHBA! Kreu i PD: U
Momenti kur Berisha mbërrin në Kuvend

Kreu i PD, Sali Berisha u shfaq sot në Kuvendin e Shqipërisë ku u prit me brohoritje nga deputetët demokratë. Me të mbërritur në sallë ai shkoi në foltore, ndërsa deputeti Xhaferri tha se kishte një “lajm të fundit”.

“Unë erdha, u krye!”- tha Berisha duke iu drejtuar deputetëve socialistë duke nënkuptuar se SHBA-të i kanë hequr non-gratën ashtu siç u bë me dije më herët nga deputeti Tritan Shehu.

Lajmi i Berishës u prit me duartrokitje nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike. Ndërsa vetë Berisha më herët nuk bëri asnjë koment për gazetarët teksa hyri në Kuvend. Versus.al

3 ORE ME PARE

SHBA i heq non gratën Berishës? Deputeti i PD: Urime të gjithëve, u luftua dhe u fitua

Sali Berishës i hiqet “non-grata” nga SHBA! Kreu i PD: U

Në kampin e demokratëve po qarkullon lajmi se kryedemokratit Sali Berisha i është hequr “non-grata” e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Për këtë pretendim, ka patur edhe një postim nga deputeti i PD, Tritan Shehu i cili i shpreh urimet e tij Berishës duke thënë se nuk u lëkund dhe në fund arriti të fitonte.

Postimi i Shehut:

E verteta mund te vonoje, por vjen ku luftohet per ate.

U luftua dhe u fitua.

Berisha nuk u lekund, qendroi dhe fitoi.

Fitoi e drejta, demokracia, PD, Shqiperia.

Urimet me te mira Berisha, te gjitheve qe qendruan!

Te gjitheve, sepse kjo u vlen te gjitheve! Versus.al

Poll