Live Updates /

“Shpërthyen ethet ambientaliste kur kanë një dekadë që heshtin për problemet”, Rama nga Shkodra: Kush e ka seriozisht për Zvërnecin, bujrum të dëgjojë fakte dhe argumenta!

*Kryeministri Edi Rama, përsëriti sot nga Shkodra apelin për dialog me personat që sipas tij vërtet kanë lidhje me projektin turistik të Zvërnecit dhe preken nga ky projekt. *Rama sulmoi blogerat dhe influencerat që i janë bashkuar protestës, duke thënë se këtë e bëjnë për të rritur shikueshmërin në rrjetet sociale. *Ai nuk kurseu as ambientalistët duke i kujtuar se nuk reaguan më shumë se një dekadë më parë kur në Shqipëri gjuhej ilegalisht dhe kur vriteshin përditë zogj dhe kafshë të mbrojtura.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama, përsëriti sot nga Shkodra apelin për dialog me personat që sipas tij vërtet kanë lidhje me projektin turistik të Zvërnecit dhe preken nga ky projekt. *Rama sulmoi blogerat dhe influencerat që i janë bashkuar protestës, duke thënë se këtë e bëjnë për të rritur shikueshmërin në rrjetet sociale. *Ai nuk kurseu as ambientalistët duke i kujtuar se nuk reaguan më shumë se një dekadë më parë kur në Shqipëri gjuhej ilegalisht dhe kur vriteshin përditë zogj dhe kafshë të mbrojtura.

4 Postime
1 ORE ME PARE

“Më thonë shiko se në protestë kanë dalë edhe tanët”/ Rama nga Shkodra: Ku ishin ambientalistët kur në pyje dëgjohej vetëm sharra elektrike?

“Shpërthyen ethet ambientaliste kur kanë një dekadë

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë me rastin e 35-vjetorit të PS në qarkun e Shkodrës, Rama iu drejtua ambientalistëve të cilët kanë kundërshtuar projektin turistik të Zvërnecit.

“Shpërthyen ethet ambientaliste të gjithë shqiptarëve. Ata nuk e dinë që njerëz që kanë qenë në kafene mund të kenë qenë tërë ditën në punë. U zgjuan një ditë e u bënë të tërë ambientalistë.

Ku ishin këta kur në Shqipëri kërciste gjuetia ilegale dhe vriteshin përditë zogj e kafshë? Ku ishin këta kur Shqipëria kishte ligjin e importit të plehrave?

Po bëjnë çmos që ta çojnë në drejtim të paditur nevojën legjitime të shumë njerëzve që u ndjenë përpara një alarmi, ku duhet të dilnin në rrugë për ta ndaluar, sepse morën vesh papritur që ka një plan për ta shitur Shqipërinë", u shpreh Rama.?

Më tej, ai tha se ka mësuar se mes protestuesve ka dhe persona që votojnë PS.

“Më thonë shiko se atje kanë dalë edhe njerëz që janë tanët, vajza dhe djem që janë të familjeve që votojnë për PS. Mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju? Mbrojnë natyrën nga unë dhe PS? Po ne kemi me vete një histori 10-vjeçare e pak më shumë të luftës për të mbrojtur natyrën nga ata që ishin rreziku më i madh i saj. Ne nuk jemi shkatërrimtarët, por shpëtimtarët”, tha Rama.Versus.al

1 ORE ME PARE

“Njëra me bikini me lidhëse foto nga Parisi e Dubai, tjetra shiste kremra e fliste për flamingo”, Rama sërish sulme blogerave dhe influencerave

“Shpërthyen ethet ambientaliste kur kanë një dekadë

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur sulmet ndaj blogerave dhe influencerave që kanë reaguar për projektin turistik të Zvërnecit.

Në fjalën e mbajtur para socialistëve në Shkodër, Rama duke ironizuar figura të njohura, përmendi njërën që postonte foto nga kryeqytete të ndryshme të botës dhe kërkonte plazh të virgjër në Shqipëri.

Ndërsa një tjetër shiste kremra dhe fliste për projektin.

Sipas Ramës, këto bëhen për më shumë like në rrjetet sociale.

“Shpërthyen ethet ambientaliste kur kanë një dekadë

Kishte ikur njëra tek kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto ku dukej 3 herë më e gjatë se unë. Dhe thoshte shyqyr u hap koha në Paris. Në se ti i ke të gjitha mundësitë të shkosh sa në Paris dhe sa në Dubai, ty për hajër të daltë po ti s’ke pse i thua shqiptarëve se i dua komplet të virgjër. Dhe del me atë gjë e lidhur me lidhëse dhe që gjithë këta që I shkojnë pas në protestë, ata thonë se ishalla i zgjidhet lidhësja.

“Kam respekt për të gjithë ata që lyejnë me krem fytyrën por se di cfarë lidhje kishte me projektin”, tha Rama.Versus.al

1 ORE ME PARE

“Do na hidhen në fyt “flamingot”, do thonë patronazhistë”/ Rama ironizon protestuesit me legjendën e Rozafës në Shkodër

“Shpërthyen ethet ambientaliste kur kanë një dekadë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e  mbajtur gjatë takimit në Shkodër, u ndal dhe tek zhvillimet në Tiranë ku vijon protesta e 9-të kundër qeverisë.

Duke iu referuar flamingos, simbolikës së protestave, Rama ironizoi protestuesit duke thënë se ata do të akuzojnë pjesëmarrësit në tubimin e PS në Shkodër se janë patronazhistë.

"Do na hidhen në fyt menjëherë flamingot dhe do thonë patronazhistë, administrata janë mbledhur atje me zor të madh, por unë ju falenderoj shumë dhe ju çmoj shumë, për mundimin për t’u ngjitur deri këtu së bashku, një ngjitje që ka qenë jo e lehtë dhe duke marrë parasysh nga nisën ata që kanë themeluar PS, dhe ata që morën guximin në Shkodër ta çelin degën e PS, nuk kemi arsye të qahemi nga vështirësitë, por i kemi të gjitha arsye për t’u ngjitur dhe për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku na kanë lënë rilindasit dhe ku ia kemi borxh fëmijëve tanë, në BE.

Rama vijoi duke përmendur kalanë e Rozafës, tha se sot pikërisht ky takim na lidh në të sotmen, në atë që është edhe legjenda e kësaj kalaje, legjenda e atyre që përpiqeshin të ndërtonin ditën dhe atyre që e prishte natën.

"Ishin vëllezër dhe ajo legjendë në fakt ka reflektuar në vazhdimësi me jetën shqiptare shekull pas shekulli, edhe në letra të shkruara nga mendjet e mëdha që nga Fishta te Konica, të cilët e kanë pasur të pamundur mos ta lënë edhe me shkrim që halli më i madh i shqiptarit i vjen nga shqiptari. Lajmi i mirë për ne është që shumica e shqiptarëve tanimë është shumë e qartë dhe e vendosur për të çuar deri në fund këtë mision historik që fati e ka sjellë në dorën tonë dhe detyra jonë është që ta çojmë deri në fund”, u shpreh Rama.Versus.al

2 ORE ME PARE

FOTO-LAJM/ 35-vjetori i PS Shkodërs, Rama mbërrin në Kalanë e Rozafës, i veshur me bluzën e stampuar me foton e flamingos

“Shpërthyen ethet ambientaliste kur kanë një dekadë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kalasë së Rozafës ku po zhvillohet takimi me socialistët e qarkut të Shkodrës, me rastin e 35-vjetorit të PS të këtij qarku.

Rama është shfaqur me një bluzë në të cilën është stampuar flamingo, simbolika e protestës qytetare që sot ka hyrë në ditën e 9-të.

Pak më herët, disa qytetarë protestuan pranë kalasë së Rozafës, duke hedhur parulla kundër qeverisjes.Versus.al

Poll