Live Updates /

Tirana në shesh kundër projektit, Rama takon në Vlorë banorët e Zvërnecit: Ligjërisht njohim investitorët pronarë, ju vazhdoni betejën ligjore!

Teksa në Tiranë sot mbahet protesta e 6-të e qytetarëve kundër projektit turistik të Zvërnecit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Vlorë banorët që pretendojnë se janë pronarë të tokës. Rama tha se prona është e kthyer kthyer shumë vite më pare tek pronarë të tjerë dhe për çdo pretendim banorët duhet të ndjekin rrugën ligjore.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Teksa në Tiranë sot mbahet protesta e 6-të e qytetarëve kundër projektit turistik të Zvërnecit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Vlorë banorët që pretendojnë se janë pronarë të tokës. Rama tha se prona është e kthyer kthyer shumë vite më pare tek pronarë të tjerë dhe për çdo pretendim banorët duhet të ndjekin rrugën ligjore.

5 Postime
17 MINUTA ME PARE

“Thonë 5 kushte, por nëse jap dorëheqjen, si do i bëj katër të tjerat?…”/ Rama mbyll takimin me banorët e Zvërnecit duke ironizuar protestuesit

Tirana në shesh kundër projektit, Rama takon në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të takimit me banorët e Zvërnecit që pretendojnë se janë pronarët e vërtetë të tokës ku qeveria ka miratuar ndërtimin e një projekti turistik nga vajza e Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Rama, duke ironizuar protestuesit që po kërkojnë prej një jave dorëheqjen e tij, u shpreh se kanë 5 kushte por nëse jap dorëheqjen cfarë ndodh me katër të tjerat?

“Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama.

Banorët, nga ana e tyre, pretenduan se pronat e tyre janë në gjykata dhe presin vendimin e gjykatës, jo se janë kundër zhvillimit.

Rama theksoi se tashmë kjo çështje është mes pronarit që ka dokumentet dhe investitorit.

Sipas tij, fati i madh i banorëve është se personi që ka shitur tokat po hetohet nga SPAK dhe transaksionet janë bllokuar. Sipas  Ramës,  nëse prona fitohet nga banorët, atëherë ata do të paguhen me paratë që i janë bllokuar shitësit, ndërsa investitori vijon punën. Versus.al

40 MINUTA ME PARE

“Çështjen e investimeve nuk e vendosin ata që dalin në shesh”, Rama nga Vlora: Jo 5 mijë të dalin por dhe 500 mijë. Kam bërë marrëveshje me 800 mijë!

Tirana në shesh kundër projektit, Rama takon në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me banorët e Zvërnecit që pretendojnë se janë pronarët e vërtetë të tokës ku pritet të zhvillohet projekti turistik i Ivanka Trump, atakoi dhe protestën qytetare që po mbahet në Tiranë kundër këtij projekti.

Rama tha se çështjen e investimeve nuk e përcaktojnë personat që dalin në shesh prej 6 ditësh, por elektorati që e ka votuar PS.

“Mos ki merak cështje e investimeve se nuk e përcaktojnë protestat, ata që dalin në rrugë që thonë se e vendosim ne se jemi popull. Po ata që votojnë nuk janë popull ata?

Jo 5 mijë të dalin, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjafton. Se janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS.

Zvërneci nuk doli sot, e kam thënë në fushatë.”, tha Rama.

Pjesë nga takimi

Qytetari: jemi pro zhvillimit, mos na i largoni investitorët nga zona

Rama: mbani pastër zonën tuaj, se problem më I madh në cdo territory janë bizneset sa I takon pastërtisë.

Pastaj mos ki merak cështje e investimeve se nuk e përcaktojnë protestat, ata që dalin në rrugë që thonë se e vendosim ne se jemi popull. Po ata që votojnë nuk janë popull ata?

Jo 5 mijë të dalin, po 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjafton. Se janë 800 e kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS.

Zvërneci nuk doli sot, e kam thënë në fushatë.

58 MINUTA ME PARE

“Qeveria nuk anulon dot titujt e pronësisë në Kadastër”, Rama replikon me banorin e Zvërnecit: Ka patur mbivendosje, zgjidhen në gjykatë

Tirana në shesh kundër projektit, Rama takon në Vlorë

Kryeministri Edi Rama po vijon takimin në Vlorë me pronarët e tokës në Zvërnec, të cilët pretendojnë se kanë tituj pronësie.

Një nga banorët i tha Ramës, se disponon çertifikatën e pronësisë por në 2006 prona e tij është mbivendosur dhe pronar sot është një person që ja ka shitur pronën kompanisë investuese të dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner.

Qytetari tha se prej 2006 po bredh gjykatave ndërkohë që këtë problem duhet ta zgjidhë shtetin.

“Problemin duhet të ma zgjidhë shteti. Unë nuk dua të bredh gjyqeve. Kjo letër që kam unë është në bashki, në komunë, është në kadastër. Ti vëmë një kokë këtij muhabeti. Kam që në 2006 bredh gjyqeve, harxhoj para kot”, tha qytetari.

Ndërsa Rama iu përgjigj se kjo çështje nuk zgjidhet nga qeveria, por nga gjykata.

‘Këto zgjidhen në gjykatë, nëse s’ke një vendim gjykate. Deri atëherë për aq kohë është ai tjetri që e ka me hipotekë.

Është bërë çorbë shumë e madhe me pronën në vitet ’90 dhe më pas. Nuk mund të bllokohet veprimtaria e shtetit për një pronë derisa të gjendet fajtori”, tha Rama.

Edi Rama: Ti ke një shtëpi dhe në letra figuron e jotja dhe ndërkohë, dy vëllezërit e tu ty të kanë hedhur në gjyq se ata pretendojnë se shtëpia është e tyre.

Ata thonë babai ty të kanë bërë lanet.

Banori: Kjo ska lidhje, unë kam titull pronësie, shteti është e detyruar të ma njohë. Nëse do të zbatojë ligjin, është qeveria.

Problemin duhet të ma zgjidhë shteti. Unë nuk dua të bredh gjyqeve. Kjo letër që kam unë është në bashki, në komunë, është në kadastër. Ti vëmë një kokë këtij muhabeti. Kam që në 2006 bredh gjyqeve, harxhoj para kot.

Rama: Ti po flet pse s’ta vunë në kadastër? Më lër të shpjegohem. AMTP jote bie në një pronë të regjistruar

Banori: Jo u regjistrua në 2006, më kanë thënë është mbivendosur. Versus.al

1 ORE ME PARE

“Kam thënë se prona në Zvërnec është kthyer shumë vite më parë”, Rama me banorët e Zvërnecit: Për shtetin ajo tokë është e investitorëve ligjërisht!

Tirana në shesh kundër projektit, Rama takon në Vlorë

Ka nisur në Vlorë takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit, që pretendojnë se janë pronarë të tokës ku do të ndërtohet projekti turistik i financuar nga dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner.

Rama tha se kur është shprehur që prona është e kthyer dem baba dem, e kam patur në kuptimin se është kthyer shumë vite më pare.

Por sipas tij, sot ligjërisht, ajo pronë është e investitorëve dhe shteti njeh këta si pronarë.

“Nuk është e vërtetë. Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kujdesshëm me fjalët. Unë kam thënë që prona është e kthyer dem baba dem. Është kthyer shumë vite më parë. Nuk është kthyer nga kjo qeveri, jo nga kjo periudhë e kësaj qeverie.

A ka kthime të gabuara dhe të padrejta, me siguri ka plot. Këtë nuk e vendos unë, as qeveria, as hipoteka, asnjë agjenci që merret me pronën. Nuk e vendosin noterët. Këtë e vendos vetëm gjykata.

Ndjesë nëse je ndjerë i lënduar, por s’më ke kuptuar si duhet. Unë nuk përfaqësoj pronarët. Për dijeninë tuaj, unë nuk e kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Nuk e kam idenë as çfarë marrëveshje kanë pronarët me investitorët.

Kur është folur për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë që në atë kohë: “Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare sa i përket marrëveshjes, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë”. Pronarët privatë merren vesh privatisht. Shqipëria nëse shitet apo jo privatisht, këtë e vendosin pronarët, as qeveritë, as protestuesit. Pjesa tjetër është siç ka vijuar. Versus.al

1 ORE ME PARE

"Ne nuk jemi trafikantë armësh"/ Rama takim në Vlorë me banorët e Zvërnecit, një nga pronarët: Na zhgënjyet kur thatë toka është trashëguar denbabaden

Tirana në shesh kundër projektit, Rama takon në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, pas përfundimit të Samitit të BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Tivat të Malit të Zi.

Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Zvërnecit të cilët protestojnë kundër ndërtimit të projektit turistik në këtë zonë.

Një nga banorët, pronarë të tokës, iu drejtua Ramës se është i zhgënjyer prej tij, me deklaratën se toka në Zvërnec është e trashëguar denbabaden.

“Unë jam në gjyq, pasnesër kam gjyqin e radhës, ne s’kemi bërë kontrabandë armësh, as kemi shitur drogë, jemi prekur nga deklaratat tuaja kur thatë se kjo tokë është e trashëguar denbabaden”, tha një nga pronarët e tokës në Zvërnec.

Qytetari: Ajo është një tokë e trashëguar dembabadem. Mua më vrau, u duk e paragjykuar, u duk sikur ç’të pres unë tani nga gjykata. Nëse më takon prona apo jo e cakton gjykata. Më kanë sorrollatur 35 vite, 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që s’kemi vrarë e prerë s‘do të thotë që të mos intervistohemi e të mos kemi zë. Disa deklarata tuajat më kanë prekur.

Rama: Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kudjesshëm me fjalë. Kam thënë që prona është e kthyer denbabaden. Është kthyer shumë vite më parë, jo në këtë periudhë. Ligji funksionon që kthehen pronat e trashëguara. Nëse kthimi është i drejtë ose jo këtë nuk e vendos unë apo qeveria.

 

Poll