Çfarë do të gjeni në brendësi
*Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri ditën e djeshme, ishte denoncuar më parë nga një çoban për shkak se nuk kishte marrë rrogën për punën e tij. Braçellari njihej si personazh problematik dhe jetonte në një zonë të thepisur bashkë me nënën e tij të moshuar. *Gjatë operacionit të policisë ai ishte fshehur në një stan të cilin e kishte kthyer edhe në depo armësh. Burime bëjmë me dije se Braçellari kishte përfituar fonde edhe nga AZHBR për ndërtimin e stallave të bagëtive. *Ndërkohë sot në Pogradec u mbajtën homazhet për policing e vrarë, Enea Mekolli i cili u përcoll me dhimbje e lot nga kolegët e tij në Pogradec. I pranishëm në homazhe ishte edhe presidenti Bajram Begaj, ndaj të cilit xhaxhai i të ndjerit pati disa kritika për gjendjen ku ndodhet vendi dhe sigurinë e brishtë përballë elementëve kriminalë.
“Sundojnë kriminelët në çdo cep” familjarët e policit të vrarë, ‘kryqëzojnë’ Begajn: Na fundosët!

Një moment i papritur është shënuar gjatë homazheve që mbahen sot në Pogradec për policin Enea Mekolli i cili u vra ditën e djeshme nga një ish-ushtarak me rrezikshmëri të lartë i cili pavarësisht se ishte në kërkim që prej 2017-ës, merrte fonde për stalla bagëtish.
Xhaxhai i 36 vjeçarit të vrarë i kërkoi llogari Begajt për gjendjen ku ndodhet vendi dhe fuqinë që kanë grupet kriminale. Ai e kritikoi presidentin duke i thënë se vendi është lënë në duart e kriminelëve dhe se policia nuk ka asnjë lloj dominimi.
“E latë këtë vend në dorë të krimineleve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelet. Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e latë këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse.”, tha xhaxhai, ndërsa Begaj nga ana e tij nuk i tha asgjë përveçse i dha një përqafim. Versus.al
Dhimbje për policin e vrarë në Maliq, policët shpërthejnë në lot gjatë homazheve për kolegun e tyre

Në Pogradec u mbajtën sot homazhet për policin Enea Mekolli i cili u vra me armë zjarri ditën e djeshme gjatë një operacioni për kapjen e të kërkuarit Violand Braçellari në Maliq.
Efektivi i ndjerë do të varroset në fshatin e tij të lindjes me kërkesë të familjarëve të tij. Pavarësisht statusit si ‘Dëshmor i Atdheut’, ishin vetë familjarët e tij që kërkuan që ai të mos varroset në varrezat e dëshmorëve.
Në homazhe ishte i pranishëm edhe drejtori i policisë, Skënder Hita dhe gjithashtu mbërriti edhe vetë presidenti Bajram Begaj i cili ngushëlloi familjarët.
Efektivët e pranishëm, u panë në lot për kolegun e tyre që humbi jetën dhe la pas prindërit, gruan dhe një djalë të mitur. Versus.al
Vrau policin e Shqiponjave, ish-ushtaraku në kërkim, mori fonde nga AZHBR për stallat e bagëtive
Një rast vërtet skandaloz është zbuluar pas kërkimeve dhe verifikimeve lidhur me Violand Braçellarin, të shumëkërkuarin e dënuar në vitin 2017 i cili vrau dje një efektiv policie të “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër.
Mësohet se Violand Braçellari i cili fshihej prej 9 vitesh në një stan në vendin ku edhe vrau policin, ka përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive.
Pikërisht në këto stalla që i kishte kthyer edhe në depo armësh, ai hapi zjarr me kallashnikov në errësirë duke lënë të vrarë policing Enea Mekolli dhe duke plagosur efektivin Edison Adri.
Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse 43 vjeçari i ka përfituar këto fonde me emrin e tij apo të nënës së moshuar, por ajo çfarë dihet deri tani është se Braçellari edhe pse prej vitesh në kërkim dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka përfituar rregullisht fonde publike.
Më parë edhe forcat RENEA ishin mobilizuar për ta kapur, por nuk kishin arritur. Për tragjedinë e ndodhur dje, ka nisur edhe një hetim për drejtorinë e policisë Korçë lidhur me mënyrën sesi u organizua operacioni për kapjen e Braçellarit. Versus.al
U denoncua nga çobani që s'mori rrogën, si nisi operacioni për ish-ushtarakun që vr*u policin dhe plagosi një tjetër
Një çoban denoncoi të shumëkërkuarin ish-ushtarakun Violand Braçelllari i cili ditën e djeshme shkaktoi tragjedinë në Maliq duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.
Operacioni për kapjen e Braçellarit u bë pas denoncimit të çobanit i cili kishte denoncuar më 3 qershor në polici Braçellarin se nuk e kishte paguar për 15 ditë punë dhe se e kishte kërcënuar me jetë.
Pas kësaj, gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën për të arrestuar Braçellarin që dyshohej se fshihej në një stan në Lozhan të Maliqit. Efektivët u nisën në errësirë në terren të thepisur malor drejt stanit. I shumëkërkuari 43 vjeçar jetonte i izoluar vetëm me nënën e moshuar dhe merrej me blegtori.
Ndërsa stanin ku mbante edhe arsenal armësh, e kishte rrethuar me kamera sigurie. Kundrejt efektivëve përdori një kallashnikov duke vrarë policin Enea Mekolli dhe duke lënë të plagosur kolegun e tij Edison Adri.
Ish-ushtaraku ishte dënuar me 9 vite burg nga gjykata e Vlorës në 2017-ën për prodhim dhe trafik droge. Ndërsa në 2024-ën ishte denoncuar nga një tjetër person që e kishte marrë zvarrë me kalë. Versus.al

