Live Updates /

Sot Kuvend, PD reflekton dhe i jep fund bojkotit! Protestuesit mblidhen sërish kundër qeverisë dhe klasës politike

*Sot Kuvendi mban seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Deputetët u shfaqën më herët me qëllim që të shmangin përplasjen me protestuesit e mbledhur jashtë godinës. *Pavarësisht se seanca ishte planifikuar të mbahej të enjten, data u zhvendos me shumë gjasë për shkak të protestës mbarëkombëtare të njoftuar nga qytetarët. *Në seancën e sotme morën pjesë edhe deputetët e PD të cilët kërkuan që në rend dite të ishin diskutimet për kërkesat e protestuesve dhe jo projektrezolutat. *Nga ana tjetër, PS me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi tha se nuk ka përse “Paketa e Maleve” të shfuqizohet me pretendimin se kjo paketë do sillte investime në zona rurale.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Sot Kuvendi mban seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Deputetët u shfaqën më herët me qëllim që të shmangin përplasjen me protestuesit e mbledhur jashtë godinës. *Pavarësisht se seanca ishte planifikuar të mbahej të enjten, data u zhvendos me shumë gjasë për shkak të protestës mbarëkombëtare të njoftuar nga qytetarët. *Në seancën e sotme morën pjesë edhe deputetët e PD të cilët kërkuan që në rend dite të ishin diskutimet për kërkesat e protestuesve dhe jo projektrezolutat. *Nga ana tjetër, PS me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi tha se nuk ka përse “Paketa e Maleve” të shfuqizohet me pretendimin se kjo paketë do sillte investime në zona rurale.

6 Postime
13 ORE ME PARE

“Aloooo! O shoku kryetar”, Korreshi i tërheq vëmendjen Peleshit, kryeparlamentari: Mos m’u drejto ashtu

Sot Kuvend, PD reflekton dhe i jep fund bojkotit! Protestuesit mblidhen

Gjatë seancës plenare pati një moment të pazakontë kur deputeti demokrat Saimir Korreshi mori fjalën për procedurë. Teksa po i drejtohej kryeparlamentarit Niko Peleshi, Korreshi pa se ky i fundit po fliste me një prej zyrtareve të Kuvendit dhe i kërkoi që ta kishte vëmendjen.

Kjo solli më pas reagimin e Peleshit i cili i kërkoi ligjvënësit t’i drejtohej me etikë.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Faleminderit shoku kryetar, e mira është që të mbash edhe içik vesh këtej nga salla se për ty po flasim, nuk po flasim për muret. O shoku kryetar, aloo, alooo, shoku kryetar!

Peleshi: Shokun kryetar shko takoje aty ku ke shokët. Këtu nuk është festivali folklorik. Kështu është seanca.

Korreshi: Po ti ku ishe, ishe në gjumë? Ty po të flasim ne.

Peleshi: Atë ty mos ma drejto mua

Korreshi: Se po tallesh….

Deputeti kërkoi që të respektohej Kushtetuta kur i jepet fjala deputetit për procedurë. Versus.al

14 ORE ME PARE

Bleu apartament 240 mijë €? Zegjine Çaushi: E kam prenotuar! Sali më gjej një vend ku protestohet ndaj opozitës

Sot Kuvend, PD reflekton dhe i jep fund bojkotit! Protestuesit mblidhen

Një javë pas lajmeve të publikuara rreth një blerje apartamenti me çmim 240 mijë eurosh në Tiranë, deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar duke thënë se bëhet fjalë për dezinformim dhe se ajo e kishte prenotuar apartamentin që ende nuk është ndërtuar.

Gjatë fjalës së saj, ku pati shumë të qeshura nga deputetët e PD, Çaushi iu drejtua Berishës duke e akuzuar për dezinformim dhe duke e sfiduar të gjente një vend në botë ku protestohet edhe ndaj qeverisë edhe ndaj opozitës.

“Sali ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu e të flasësh për atë protestë. Më gjej një vend në botë Sali ku protestohet kundër qeverisë, por edhe kundër opozitës dhe liderit të saj. Ajo foltore nuk është tribunë politike për zakonin tënde të vjetër, dezinformimi. Siç dezinformove shqiptarët për reformën territoriale, ashtu dezinformove edhe për shtëpinë time. Ndryshe nga ti Sali nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë toke shqiptarëve, pork am lidhur një kontratë për prenotim apartamenti që ende nuk ka nisur Sali. Ndryshe me sipërfaqe e ndryshe me çmimin që e ke raportuar ti Sali, vetëm një gjë di të bësh ti, të dezinformosh”- tha Çaushi ndër të tjera. Versus.al

 

15 ORE ME PARE

“Ç’keni me Paketën e Maleve?!”, Klosi: A nuk doni investime në zonat rurale?

Sot Kuvend, PD reflekton dhe i jep fund bojkotit! Protestuesit mblidhen

Ndryshe nga Taulant Balla i cili në postimet e tij i quan protestuesit “sorra” të Berishës, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u tha demokratëve sot në Kuvend se ata nuk arrijnë dot të futen tek protestuesit sepse këta të fundit nuk i pranojnë.

Ndërsa më tej sa i takon njërës prej kërkesave të protestuesve për anulimin e “Paketës së Maleve”, Klosi ngre pyetjen se përse ata që e kundërshtojnë këtë paketë, sipas tij janë kundër investimeve në zonat rurale.

“Ngriheni këtu dhe thoni kërkojmë ne si ata se ju sjeni si ata se nuk ju pranojnë juve. Përpiqeni të futeni fshehurazi, por nuk ju pranojnë ata. Kërkoni ju anulimin e paketës së Maleve. Po ç’keni ju me investimet në zonat rurale, ç’keni ju me mbështetjen për investitorët? Bëhuni seriozë.  Nuk mendoj se trajtimi i parlamentit çel e mbyll, ju bën juve të keni kredibilitet më shumë”- tha Klosi ndër të tjera. Versus.al

15 ORE ME PARE

PD ndryshon mendje, shfaqet në Kuvend për seancën plenare

Sot Kuvend, PD reflekton dhe i jep fund bojkotit! Protestuesit mblidhen

Ndryshe nga 2 seancat e fundit plenare, këtë herë Partia Demokratike ka zgjedhur që të marrë pjesë në Kuvend duke mos vijuar kështu bojkotin.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD që u mbajt mëngjesin e sotëm.

Ligjvënësit demokratë kishin patur debate mes tyre pasi disa prej deputetëve argumentonin se nuk duhej bojkotuar seanca sepse është në ndër hapësirat e opozitës për të parashtruar çështjet që shqetësojnë qytetarët. Versus.al

17 ORE ME PARE

"Deputetë të krimit", protestues, autobote me ujë e forca të shumta policie në hyrje të Kuvendit

Sot Kuvend, PD reflekton dhe i jep fund bojkotit! Protestuesit mblidhen

Autobote me ujë e forca të shumta policie. Kjo është panorama e gjendjes para godinës së Kuvendit të Shqipërisë para se të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

Ashtu siç kanë bërë gjatë seancave të fundit parlamentare, edhe këtë herë deputetët e PS mbërritën më herët për të hyrë në Kuvend me qëllim që të shmangin tensionet me qytetarët të cilët kanë paralajmëruar protestë edhe sot.

Në hyrje të Kuvendit, një prej qytetareve ka filmuar momentin kur ajo thërret “deputetë të krimit" ndaj njërës prej ligjvënëseve socialiste teksa kjo e fundit hynte në Kuvend. Versus.al

19 ORE ME PARE

Sot Kuvend, seanca u ndryshua për shkak të protestës, qytetarët njoftojnë tubim para godinës

Sot Kuvend, PD reflekton dhe i jep fund bojkotit! Protestuesit mblidhen

Ditën e sotme në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare e fundit për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës janë për t’u miratuar rezolutat për raportimin e institucioneve të pavarura në komisionet parlamentare.

Data e seancës ishte përcaktuar të ishte 23 korrik, të enjten. Por u ndryshua pas njoftimit të qytetarëve për protestë mbarëkombëtare.

Megjithatë, qytetarët sërish kanë njoftuar për protestë simbolike që do të mbahet sot jashtë godinës së Kuvendit. Versus.al

Poll