AKTUALITET /

EMRAT/ Atentat në Elbasan, qëllohet 6 herë me pistoletë drejt 3 personave në një lokal, plagosen kamarieri dhe 2 të tjerë

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Atentat në Elbasan, qëllohet 6 herë me pistoletë

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr me pistoletë në verandën e një lokali, duke qëlluar në drejtim të Bjorgi Hoxhës 19 vjeç, Renaldo Mance, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç.

Të tre të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe, sipas Policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Elbasanit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll