Çfarë do të gjeni në brendësi
Protestuesit kanë ashpërsuar retorikën në ditën e 44-të të revoltës së tyre, duke bërë thirrje për t’ju bashkuar tubimit kundër qeverisë. Me thirrjet “Shqipëria e Re”, Revolucion, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, ata kanë marshuar përgjatë Bulevardit të madh, në sheshin “Ëilson” duke iu drejtuar më pas të tjera kryqëzimeve të Tiranës Në kor, pjesëmarrësit kanë brohoritur “Rama SPAK you!”, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur prej tyre ka qenë “Parlamenti i krimit”.
Qytetarët asnjë plan për të mbyllë protestat, protestuesi thirrje për shqiptarët: Bojkotoni pushimet

“Bojkotoni pushimet”, kjo ishte thirrja e një prej organizatorëve të protestës së sotme e cila ka hyrë në ditën e 44-të.
"Ne duam që familjet tona të jetojnë në Shqipëri dhe jo të detyrohen të largohen jashtë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë të ardhmen këtu dhe nuk do të ndalemi derisa kjo të bëhet realitet. Këtë verë, vendi ynë ka nevojë për angazhimin e qytetarëve më shumë se kurrë", u shpreh ai gjatë fjalës së tij.
Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me kërkesën për ndryshime politike, ndërsa theksuan se mobilizimi qytetar do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre./Versus.al
Rama të martën në Bruksel për mbylljen e 3 kapitujve të integrimit, paralajmërohet protestë para selisë së BE-së

Teksa nesër, 14 korrik në Bruksel do të mbahet Konferenca IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku Shqipëria pritet të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave, protestuesit kanë bërë thirrje që të protestohet para selisë së BE-së.
Një nga organizatoret e protestave në Tiranë, Luçiana Kokaj, u bëri thirrje qytetarëve që të lajmërojnë njerëzit që kanë në Belgjikë, t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet kundër Ramës.
Qeveria do të jetë nesër në Bruksel. Por kemi një lajm të bukur, vëllezërit tanë nga Gjermania, Holanda dhe Brukseli do të jenë aty duke protestuar.
Ju bëj thirrje shqiptarëve që të bashkohen atje dhe t’iu tregojnë fytyrën e vërtetë se si është Shqipëria dhe çfarë duan shqiptarët.”, tha ajo.
Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama do të ulet në konferencën e nëntë ndërqeveritare me Brukselin për të mbyllur kapitujt 25, 26 dhe 30, konkretisht për shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe Kulturën si dhe Marrëdhëniet me Jashtë, fusha në të cilat Shqipëria konsiderohet plotësisht e njësuar me standardet e Bashkimit Europian.
Konferenca e 9-të ndërqeveritare nis në orën 19.00 dhe më pas formalizohet mbyllja e kapitujve.
Në orën 20:00, mbahet konferenca për shtyp lidhur me ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së./Versus.al
44 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Në ditën e 44-të të protestës qytetare kundër qeverisë, qytetarët janë mbledhur sërish dhe këtë mbrëmje për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Qytetarë të ndryshëm kanë marrë fjalën dhe denoncojnë keqqeverisjen, korrupsionin dhe largimin e qeverisë nga shqetësimet e njerëzve.
Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa kryesore e protestës.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë të jenë në shesh deri në realizimin e kërkesës së tyre për ndryshim politik./Versus.al

