
Ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka deklaruar gjatë një interviste për median serbe “Kurir” se nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë intervistës dhënë një ditë më parë për "Kurir".
Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare në Kosovë.
Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën.
Deklarata e saj është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra./Versus.al
"I would've ethnically cleansed Kosovo in 1989," said Snežana Paunović, current Minister of Public Administration and Local Self-Government in Serbia.
— Two Balls and a Caine (@OssoKuka) July 12, 2026
This declaration is even more shocking when you understand that the Serbian government in 1998 already tried that once, and as a… https://t.co/RteHhPjKoT

