AKTUALITET /

Zjarri përfshin kodrat e Llamanit, policia dhe Emergjencat Civile “zbarkojnë” në Himarë

Situata raportohet të jetë problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat po favorizojnë përhapjen e zjarrit

Shkruar nga Versus

Zjarri përfshin kodrat e Llamanit,  policia dhe Emergjencat Civile

Kodrat e Llamanit në Himarë u pwrfshinë pasditen e sotme nga një zjarr i përmasave të mëdha. Flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ndërsa në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të  Policisë së Himarës dhe Strukturat e Emergjencave Civile.

Situata raportohet të jetë problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat po favorizojnë përhapjen e zjarrit, operaciconi për shuarjen e të cilit po vijon. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta./Versus.al

Zjarri përfshin kodrat e Llamanit,  policia dhe Emergjencat Civile Zjarri përfshin kodrat e Llamanit,  policia dhe Emergjencat Civile  

Poll