AKTUALITET /

Bie nga soleta duke riparuar çatinë, plagoset rëndë 44-vjeçari. Niset me helikopter drejt Tiranës

I lënduari  i identifikuar si Besnik Lika, banues në Sarandë ka pësuar frakturë torakale tetë, me pasojë paralizë të këmbëve, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkruar nga Versus

Bie nga soleta duke riparuar çatinë, plagoset rëndë

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Sarandës ku një 44-vjeçar u plagos rëndë pas rënies nga soleta ku po riparonte çatinë e një objekti.

I lënduari  i identifikuar si Besnik Lika, banues në Sarandë ka pësuar frakturë torakale tetë, me pasojë paralizë të këmbëve, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, për shkak të gjendjes së rënduar, ai pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Versus.al

Poll